Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Azerbajxhanin.
E në konferencën për shtyp para kësaj ndeshje të rëndësishme ka dalë trajnerin Bernard Challandes si dhe kapiteni Samir Ujkani.
Trajneri zviceran i Kosovës, ka thënë se Azerbajxhani është një skuadër e fortë dhe e renditur më lartë në tabelë.
“Kemi të bëjmë me një kundërshtar të fortë të cilët janë më lartë se ne në renditjen e FIFA-s”.
Tutje numri një i Kosovës tha se e njeh mirë Kombëtaren azere.
“E njoh mjaftë mirë kundërshtarin tonë. E kam përcjellë që një kohë të gjatë dhe i di mirë pikat e forta dhe të dobëta”, tha Challandes.
Tutje zvicerani tha se do të tentojnë ta bëjnë më të mirën e mundshme
“Nuk ka më ekipe të lehta, por nuk ka as favoritë, jemi këtu për të bërë më të mirën e mundshme”, përfundoi Challandes.
Azerbajxhani dhe Kosova do të përballen nesër (e premte), me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/