Site icon Telegrafi

Challandes ndërron mendje, Amir Rrahmani kapiten i Kosovës ndaj Malit të Zi

Amir Rrahmani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Bernard Challandes ka vendosur që Amir Rrahmani të jetë kapiten i Kosovës në ndeshjen ndaj Malit të Zi.

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë sot (e premte) ndeshjen ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020.

Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin A dhe do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Podgoricë me fillim nga ora 20:45.

Lexo po ashtu Challandes ka vendosur tashmë, ky pritet të jetë formacioni titullar ndaj Malit të Zi - ndryshime në mbrojtje

Dilema e madhe e trajneri Challandes ishte se kush do të jetë kapiten i Përfaqësueses pas mungesës së Valon Berishës, Hekuran Kryeziut dhe Herolind Shalës.

U përfol shumë se shiriti i kapitenit do të bartet në këtë ndeshje ndaj sulmuesi Vedat Muriqi, pasi ishte lojtar i Kosovës në të gjitha grupmoshat, por Challandes ka vendosur ndryshe.

Rrahmani duke udhëhequr stërvitjen e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Pas mbledhjes së mbajtur sot (e premte) me futbollistët para ndeshjes, zvicerani ka vendosur që mbrojtësi Rrahmani të bart shiritin e kapiteni.

Muriqi do të jetë kapiten i dytë deri në rikthimin e lojtarëve të lënduar apo në rast zëvendësimi të Rrahmanit. /Telegrafi/

Exit mobile version