Telegrafi

Challandes i monitoroi dy futbollistë në ndeshjen ndërmjet Lausannes dhe Baselit

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka qenë i pranishëm në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Zvicrës që u zhvillua ndërmjet Lausannes dhe Baselit.

Ky takim u fitua nga Baseli (që fitoi në udhëtim me rezultat 3-2) dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinale pas vazhdimeve.

Në këtë ndeshje u paraqitën dy futbollistët shqiptarë për të cilët ka shfaqur interesim Challandes për t’i marrë te Kosova, njofton Gazeta Sheshi.

Bëhet fjalë për Orges Bunjakun e Baselit dhe Andi Zeqirin e Lausannes. I pari luajti për 14 minuta, kurse i fundit realizoi golin e parë për skuadrën e tij.

Ndeshja u zhvillua pa tifozë për shkak të rregullave kundër COVID-19, megjithatë në tribuna janë parë disa anëtarë të Federatës së Futbollit të Zvicrës.