Telegrafi

Challandes: Ishte ndeshje e mirë përgatitore, mungoi vetëm finalizimi

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, e ka komentuar ndeshjen kundër Gjibraltarit, të cilën skuadra jonë e fitoi me rezultat minimal prej 1-0.

“Nuk mund të them se jam i kënaqur me rezultatin prej një goli, por e di se kjo skuadër mbrohet mirë, por problemi ishte finalizimi”.

Lexo po ashtu Detajet e triumfit të Kosovës ndaj Gjibraltarit

“Patëm mundësi të shënonim, ndërtimi i aksioneve ishte i mirë, tempi nuk ishte i mirë, luanim në krahë, i ndërronim krahët në përpjekje për të dhuruar harkime, por pasimi i fundit dhe goditja e fundit nuk ishte e mirë, si edhe lëvizja jonë brenda zonës, si edhe nuk kishim lojtarë të mjaftueshëm në zonë”.

“Problemi i vetëm ishte se nuk shënonim… Bëmë një ndeshje të mirë përgatitore pa shumë gola të realizuar”, ka deklaruar Challandes.

Ai është shprehur i kënaqur me lojtarët e rinj që i inkuadroi në këtë ndeshje duke thënë se ka parë gjëra të mira për të ardhmen e ekipit. Trajneri vazhdoi ta përsëriste se zhvilluam një lojë të mirë, porse problemi i vetëm ishte mungesa e golave. /Telegrafi/