Site icon Telegrafi

Challandes flet për momentet më të mira të tij te Kosova

Bernard Challandes kë konferencë për media ka folur edhe për momentet më të mira te Kosova, duke i përmendur disa prej tyre.

Në pyetjet e parashtruar prej gazetarit të Telegrafit, Shkumbin Pireva, strategu zviceran ka bërë të ditur se fitorja ndaj Azerbajxhanit, takimi me Anglinë dhe fitorja ndaj Republikës së Çekisë, ishin më të mirat.

Lexo po ashtu Zyrtarizohet largimi i Bernard Challandes nga Kosova

“Ka pasur shumë momente të mira te Kosova. Mënyra se si i kemi organizuar punët me federatën. Por, momenti më i mirë ishte edhe ndeshja ndaj Azerbajxhanit, me golat e Arber Zenelit”, ka deklaruar Challandes

“Në atë kohë isha trajner i mirë, pasi po fitonim, po shënonim gola dhe kishim suksese, por tani nuk jam i mirë”.

Lexo po ashtu Challandes: Shpresoj që një ditë të rikthehem te Kosova

“Kemi pasur po ashtu edhe ndeshje të tjera, si ajo me Anglinë, triumfi ndaj Republikës së Çekisë, në përgjithësi kemi pasur momente të mira”.

“Jam krenar për punën që kemi bërë së bashku, duhet të jeni krenar po ashtu për ekipin që është ndërtuar”, ka shtuar më tej strategu helvetik. /Telegrafi/

Exit mobile version