Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve.
Dardanëve iu duhen dy fitore për të kaluar tutje në gjysmëfinalen e Ligës D.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se Kosova është duke e ndërtuar një shtëpi, ku Bunjaku ka vendosur themelin ndërsa ai po ndërton katin e parë.
“Ky është futboll, megjithatë në situatën që jemi aktualisht nuk dua të kemi objektiva afatshkurtër, por ne duhet ta pranojmë se synojmë ta kalojmë grupin”.
“Kosova është duke e ndërtuar një shtëpi, Bunjaku e ka vendosur themelin, ndërsa unë jam duke e ndërtuar katin e parë”, tha Challandes.
Sipas zviceranit, nuk do të ishte fundi i botës edhe nëse nuk do të kualifikoheshin për në gjysmëfinale.
“Është një ekip në proces. Nuk është fundi i botës nëse nuk kualifikohemi në gjysmëfinale, edhe pse do të ishte zhgënjyese nëse nuk kualifikohemi”, ka thënë Challandes
Kosova fillimisht luan me 17 nëntor në udhëtim te Malta, ndërsa tri ditë më vonë pret Azerbajxhanin në Prishtinë. /Telegrafi/