Telegrafi

Challandes nuk mendon se bëri zëvendësime të vonshme – i del në mbrojtje formacionit të tij

Bernard Challandes ka thënë se ai është i kënaqur me punën që kanë bërë lojtarët, mirëpo që pranuam një gol të lehtë.

Kosova pësoi humbje 1-0 në shtëpi ndaj Sllovenisë në Ligën e Kombeve, mirëpo trajneri pranoi se gabuan vetëm në golin e pranuar edhe pse luftuan shumë.

“Unë kam menduar që ky formacion ishte më i miri edhe pse ishte pothuajse i ngjashëm me Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Challandes pë Super Sport.

“Vendosa të luaja me Kolollin si sulmues pasi kishim probleme për të shënuar në këtë kohë dhe nuk kishim zgjedhje të tjera, mirëpo nuk ishte mesazh për individët”,

“Skuadra ka luftuar deri në fund, mirëpo duhet ta pranojmë se asgjë nuk po na shkon aktualisht, duhet të mbajmë kokën lartë dhe të punojmë”.

“Unë i shikojmë lojtarët që kam dhe nuk kam problem që t’i njoh kapacitete. Për mua, lojtarët që kanë luajtur janë më të mirët që kishim”.

“Nëse ju kujtohet ndeshja me Maqedoninë, zëvendësimet e hershme na kushtuan dhe vendosa që të bëjë zëvendësime më të vonshme, analistët mund të thonë se përse bëra zëvendësime të vonshme, por është puna e tyre dhe kjo është puna e ime”.

“Jam i zhgënjyer me lojtarët dhe me këtë paraqitje, pasi pranuam një gol lehtë dhe unë duhet ta mbrojë skuadrën time, pasi ata tentuam, provuan, por ne duhet të punojmë më shumë. Nuk mund të them që lojtarët nuk e kanë bërë punën e tyre”, ka shtuar më tej trajneri i Përfaqësueses tonë. /Telegrafi/