Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, është ndër më të komentuarat në faqet rozë.
Një gjë e tillë ndodhë pasi bukuroshja bionde shpesh ndan informacione, të cilat përkojnë me jetën e saj.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka bashkuar forcat me artistin Topic.
Dyshja kanë vendosur që ta titullojnë projektin me “Chain my heart”, duke e publikuar kështu në platforma digjitale.
Kësaj radhë artistët projektin e kanë shoqëruar me video-teskt, që ishte realizuar në mënyrë interesant.
Theksojmë se që në minutat e parë të lansimit, kënga është pritur mirë nga adhuruesit e muzikës së tyre. /Telegrafi/