Site icon Telegrafi

Çfarë urrejtje: Serbët e Jagiellonias bojkotuan miqësoren ndaj Ballkanit

Për serbët, urrejtja ndaj Kosovës është mbi të gjitha. Madje edhe kur bëhet fjalë vetëm për një ndeshje miqësore.

Dy futbollistët e Jagiellonias, Ognjen Mudrinski dhe Mile Savkovic, në mënyrë të pabesueshme kanë refuzuar të paraqiten ndaj Ballkanit në miqësoren e zhvilluar dje në Turqi, raporton Gazeta Olle.

Mudrinski e ka konfirmuar këtë lajm, duke thënë se vendimin e morën pas bashkëbisedimit edhe me shtabin teknik.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth KF Ballkanit

“Së bashku me stafin teknik ne kemi vendosur që të mos e luajmë këtë ndeshje”, deklaroi Mudrinski.

Ata ndoqën hapat e shumë lojtarëve serbë, të cilët kryesisht pas presionit nga Beogradi, kanë refuzuar të luajnë ndaj Përfaqësueses së Kosovës apo ndaj skuadrave kosovare në Evropë.

Ognjen Mudrinski

Ndryshe, ndeshja e zhvilluar në Turqi dje u mbyll me barazim spektakolar, 3:3.

Golat për Ballkanin i realizuan Arbër Prekazi, Arbër Hoxha dhe Albin Kransiqi.

Ekipi portokallezi bëri një paraqitje pozitive dhe pati mundësi të fitojë krejt ndeshjen.

Më poshtë sekuencat e takimit të publikuara nga Jagiellonia.

Exit mobile version