Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Marquinhos ka mohuar lajmet se do të transferohet te Barcelona.
Mediat spanjolle kanë raportuar se katalonasit po përgatiten që të transferojnë ish-yllin e Romës pas problemeve në repartin mbrojtës.
”PSG gjithmonë ka pasur besim te unë dhe ata nuk duan të më shesin mua”
”Jam i lumtur këtu dhe dua ta vazhdoj jetën në Paris”, u shpreh braziliani. /Telegrafi/