Drake i ka dedikuar dikujt një shkrim prekës përmes një fotografie të publikuar.
Pas ndarjes së përfolur të çiftit Rihanna dhe Drake, ka reaguar ky i fundit përmes një fotografie të publikuar në Instagram.
Drake në mbishkrimin e kësaj fotografie thotë se lutet për të edhe në kohët e saj më të errëta.
“Shumë i përzier me dramën për të liruar mendjen time, por unë jam duke u lutur për ty, edhe në kohët tua më të errëta”, ka shkruar Drake.
Ndryshe, kujtojmë se Drake e kishte deklaruar dashurinë e tij për Rihannan gjatë eventit të VMA-së, para publikut. /Telegrafi/