Site icon Telegrafi

Çfarë i thanë shokët dhe babai Strakoshës për gabimin kundër Turqisë?

Thomas Strakosha ishte ai që gaboi në minutën e fundit, duke “u dhuruar” golin e fitores turqve, ndërsa pas përfundimit të takimit u pa i përlotur, por gjeti menjëherë mbështetjen dhe ngrohtësinë e shokëve të skuadrës.

Anëtari i Lazios ka thënë se nuk ishte nata e tij dhe se u kërkon falje bashkëlojtarëve që i ka zhgënjyer.

“Fare, pasi ekipi luajti shumë mirë dhe kishte nevojë për mua në fund, por nuk i ndihmova. Më vjen shumë keq, por shpresoj që t’i ndihmoj në takimin e radhës”, ka thënë Strakosha.

“Të gjithë erdhën dhe më folën mirë, pasi jemi skuadër dhe nuk duhet të individualizojmë gabimet. Megjithatë unë tani jam 24 vjeç dhe kam eksperiencë, ndaj nuk duhet ta bëja atë gabim”.

“Kam folur në telefon dhe normal që edhe ai e ka parë që gabova, por nuk kemi çfarë të bëjmë tani. Më vjen keq”, ka shtuar më tej ai.

Exit mobile version