Telegrafi

Çfarë tha Nico Williams te Lamine Yamal, pasi sensacioni i Barcelonës tentoi ta godiste

Lamine Yamal dhe Nico Williams duken vërtet si vëllezër, pasi dyshja vazhdojnë të kenë raporte fantastike edhe pas Euro 2024.

Pak sekonda para fillimit të ndeshjes Barcelona kundër Athletic Bilbao, Nico i tha Lamine diçka që për pak e bëri 17-vjeçarin ta godiste atë.

Nico ndoshta do ta kishte merituar këtë pasi refuzoi të nënshkruante për Blaugranasit këtë verë.

Barcelona ia doli të triumfonte në përballjes mes tyre, duke shënuar fitore 2-1.

Lamine Yamal përmendi gjithashtu Nico Williams pas fitores së Barcelonës– ndërsa katalunasit triumfuan kryesisht falë 22-vjeçarit.

Barcelona do të tentojë verën e ardhshme transferimin e Williams, por që vlera e tij me gjasë do të kalojë mbi 100 milionë euro. /Telegrafi/