Me zgjedhjet në SHBA që po afrohen, ekspertët kanë dhënë parashikimet e tyre se çfarë do të nënkuptonte një presidencë e dytë Trump për Evropën dhe luftën në Ukrainë.
Ish-ambasadori britanik në SHBA, Lord Darroch, më parë e kishte përshkruar administratën e mëparshme Trump si “të paaftë dhe të pasigurt”.
Ndërsa tani ai është shprehur i shqetësuar më shumë për një mandat të dytë të Trumpit, sesa për mandatin e tij të parë, shkruan skynews.
“Ish-presidenti i SHBA-së do të jetë më i përgatitur për të realizuar axhendën e tij”, tha Darroch.
“Idetë e Donald Trumpit për Ukrainën, komentet për NATO-n dhe kërcënimi për vendosjen e tarifave ndaj pjesës tjetër të botës janë të gjitha gjëra shumë të rrezikshme”, shton eksperti.
Sidoqoftë, ai vuri në dukje se Trump “nuk është i shkëlqyeshëm në politikë”. /Telegrafi/