Drejtuesit e Ligës Premier do të përballen me një vendim të vështirë në xhiron e fundit të sezonit, pasi një përballje e mundshme prej tre ekipeve midis Liverpool, Arsenal dhe Manchester City është në plan të parë.
Në nëntë raste që nga viti 1992, dy skuadra kanë luftuar për vendin e parë deri në ditën e fundit, me Liverpool dhe Manchester City që e kanë bërë këtë dy herë në sezonet e fundit me Jurgen Klopp që dështoi në të dyja rastet.
Këtë sezon duket se Arsenali mund t’i bashkohet festës së ditës së fundit, me skuadrën e Mikel Artetës aktualisht në krye të tabelës me dhjetë ndeshje para mbylljes së sezonit.
Të tre skuadrat në garë do të jenë si vendas, pasi Arsenali përballet me Evertonin, Liverpool pret Wolvesin siç bëri në vitin 2022 dhe City do të luajë me West Ham.
Trofeu i Ligës Premier është një nga simbolet më ikonike në futbollin anglez dhe historia dhe tradita e tij janë të rrënjosura thellë në kulturën e ligës. Të krijuara nga Asprey London, Crown Jewellers, ekzistojnë dy trofe identikë prej argjendi të fortë që shërbejnë për qëllime të ndryshme.
Trofeu i parë është trofeu kryesor që i mbetet kampionëve aktualë derisa ta kthejnë atë tre javë para përfundimit të sezonit.
Trofeu i dytë shërben për një qëllim tjetër pasi përdoret nga Liga Premier për ngjarje të ndryshme sponsorizimi dhe aktivitete promovuese në mbarë botën.
Me vetëm dy trofe dhe tre stadiume të mundshëm fituesish, matematika thjesht nuk mblidhet, por sipas mediumit The Sun, ekziston një zgjidhje.
Premier League bosses face unprecedented final-day 'fake' trophy dilemma with THREE clubs fighting for title https://t.co/Brc3c0XNVa https://t.co/Brc3c0XNVa
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) March 20, 2024
Në parkun e Stockley, është ekspozuar një trofe i Ligës Premier League, dhe ndërsa nuk është as identik dhe as argjend i fortë, thuhet se është mjaft i ngjashëm për t’u përdorur në këto rrethana të paparashikuara.
Me gjithë këtë bujë, kujtdo që i bie në dorë trofeu, do të duhet ta kthejë brenda dy javësh në mënyrë që të pastrohet profesionalisht pas festimeve shpeshherë të çrregullta të titullit. /Telegrafi/