Site icon Telegrafi

Çfarë do të ndodh me Macronin pas zgjedhjeve parlamentare në Francë?

Franca ka një sistem gjysmë-presidencial, që do të thotë se ka një president dhe një kryeministër, të cilët kanë kompetenca të veçanta.

Votimi që përfundon sot do të përcaktojë se kush është kryeministër, por jo president, me Macronin tashmë të vendosur të qëndrojë në rolin e tij deri në fund të mandatit në vitin 2027.

Nëse partia e Marine Le Pen fiton një shumicë absolute, Franca do të ketë një qeveri dhe president nga kampet politike kundërshtare për të katërtën herë në historinë e pasluftës, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, nëse Fronti Kombëtar shpallet fitues, 28 vjeçari Jordan Bardella do të jetë kryeministri i ri i Francës.

Lexo po ashtu Franca po voton në raundin final të zgjedhjeve që mund ta detyrojnë Macronin të ndajë pushtetin me të djathtën ekstreme

Ai ka gëzuar një rritje të popullaritetit, mes pakënaqësisë në rritje me Macronin.

Bëhet e ditur se nëse Fronti Kombëtar fiton shumicën, Macroni do të kryesojë mbrojtjen dhe politikën e jashtme të vendit.

Por, ai do të humbet fuqinë për të vendosur axhendën e brendshme, nga politika ekonomike te siguria. /Telegrafi/

Exit mobile version