Site icon Telegrafi

“Çfarë të bëri të ndryshosh mendim?” – Jozi dhe Loredana drejt pajtimit, dyshja shfaqen të përqafuar në shtëpinë e BBVA 4

Pas javësh tensionesh dhe distancimi, duket se ish-çifti Jozi dhe Loredana kanë filluar të ndreqin raportet e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4.

Gjatë ditës së enjte, dyshja u panë duke shkëmbyer një përqafim të ngrohtë, një moment që nuk kaloi pa u vënë re nga banorët dhe ndjekësit e programit.

Ndërkohë, të nesërmen, Loredana e pyeti Jozin: “Çfarë të bëri të ndryshosh mendjen?”

Jozi iu përgjigj sinqerisht: “Për Zotin e madh, thjesht nuk e durova dot ditëlindjen time të kalonte ashtu. Më dukej e pabesueshme që ti reagoje në atë mënyrë”.

Dyshja u ndanë pas largimit të Jozit nga shtëpia, dhe kur ai u rikthye, krijoi afrimitet me një banore tjetër, Olën, duke sjellë më shumë tension mes tij dhe Loredanës.

Megjithatë, zhvillimet e fundit sugjerojnë se ata kanë gjetur një gjuhë të përbashkët dhe janë në rrugën e rikthimit të një raporti më të afërt.

Mbetet për t’u parë nëse afrimi mes tyre do të çojë në një pajtim të plotë apo në komplikime të reja në dinamikën e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

Exit mobile version