Site icon Telegrafi

Çfarë do të bëjë Trump pas marrjes së detyrës?

Presidenti i zgjedhur Donald Trump sapo ka mbërritur në Kapitol, por të ketë bërë betimin, ai ka planifikuar një sërë urdhrash ekzekutivë që të hyjnë në fuqi.

Një vështrim se cilat janë disa prej tyre, transmeton Telegrafi.

Migrimi: Trump po shpall një emergjencë kombëtare në kufi për të dërguar më shumë trupa dhe fuqi punëtore atje.

Ai po udhëzon zyrtarët të rifillojnë ndërtimin e murit kufitar SHBA-Meksikë.

Republikani dëshiron t’u heqë nënshtetësinë e të drejtës së lindjes fëmijëve të emigrantëve që ndodhen ilegalisht në SHBA.

Planifikon të rikthejë të ashtuquajturën politikë “Qëndroni në Meksikë”, e cila kërkon që migrantët të presin seancat dëgjimore për azilin në Meksikë.

Ekonomia: Trump planifikon të krijojë një emergjencë kombëtare të energjisë, e cila thotë se do të lejojë vendin të prodhojë më shumë burime natyrore dhe të krijojë vende pune.

Sipas Wall Street Journal, Trump planifikon të drejtojë qeverinë për të vlerësuar marrëdhëniet tregtare të SHBA me Kinën – por nuk ka ende në plan të vendosë tarifa të reja.

Diversiteti dhe gjinia: Ai po planifikon një urdhër ekzekutiv që do t’i japë fund DEI [diversitetit, barazisë dhe përfshirjes] brenda qeverisë federale.

Një urdhër tjetër ekzekutiv do të “përcaktonte se është një politikë e SHBA-së të njohë dy gjini – mashkull dhe femër” që nuk mund të ndryshohet.

Exit mobile version