Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, paraqiti planet e programit të tij qeverisës për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave Serbe.
Në një intervistë ekskluzive me Jeta Xharrën në #DebatPernime dha detaje se si planifikon të veprojë me këto dy çështje të hapura që ishin edhe disa prej arsyeve të rrëzimit të legjislaturës së pestë në Kosovë.
“Së pari do të bëjmë një hulumtim, hetim të asaj se çfarë ka bërë nuk ka bërë komisioni paraprak në krye me zotëri Murat Mehën. Ai ka negociuar mbi bazë të gabueshme, me procedurë të mbrapshtë dhe ka nxjerrë rezultate të dëmshme dhe menjëherë do të fillojmë kontaktet e drejtpërdrejta me Podgoricën zyrtare në mënyrë që të kemi përcaktim të kufirit. Nuk jemi kundër demarkacionit, por jemi kundër demarkacionit pa demilitim që nuk është përcaktim kufiri po ndryshim kufiri”, tha Kurti.
Ai gjithashtu konsideron se opozita e ardhshme nëse LVV do të merr drejtimin e qeverisë, do të jetë pjesë e rëndësishëm e marrjes së vendimit për demarkacionin dhe çështje të tjera.
Ai tha se nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke bindur edhe komunitetin serb nëpërmjet bisedimeve se kjo marrëveshje nuk është e dobishme për shtetin. Ndërkaq, nuk jep përgjigje të saktë nëse do të ngritet në këmbë për himnin e Kosovës. /kallxo/
https://youtu.be/zwt_GD_K-cg