Jo të gjithë i shtyjnë ëndrrat e tyre përpara. Por, për Qëndrim Thaçin, ajo ëndërr është të krijojë superveturën e parë shqiptare.
Kështu e kishte nisur raportimin në vitin 2021 mediumi i njohur dhe i cili merret ekskluzivisht me vetura Motor1.
Atëbotë, mediumi raporton se Thaçi dhe kompania e tij, Arrera Automobili duhej ta anulonin projektin e superveturës për diçka më të madhe.
Duke prezantuar SD+, kompania Arrera Automobili publikoi imazhet e para të hiperveturës shqiptare, së bashku me detajet e plota të motorit të fuqishëm, transmeton Telegrafi.
Arrera synonte të thyente rekordin botëror e të qenit hipervetura më e shpejtë në planet.
Për sa i përket dizajnit, Thaçi, i cili projektoi Illyrian Pure Sport, kishte pohuar gjithashtu se SD+ është bërë tërësisht nga fibra karboni. Thuhet se ai është frymëzuar nga Formula 1, veçanërisht pjesët ajrore të veturës. Çdo pjesë e jashtme e automjetit ka një funksion, veçanërisht për efikasitetin aerodinamik.
Një shembull i mrekullueshëm është emblema në pjesën e pasme e cila funksionon për të nxjerrë shpejt ajrin e nxehtë nga ndarja e motorit dhe për të lënë ajrin e ftohtë brenda për pompën e vajit.
Arrera SD+ gjithashtu ka një nomenklaturë interesante. S do të thotë Skënderbeu; D është për numrin 500 (numër romakë) që do të përfaqësonte 500 kilometra në orë (310.6 milje në orë); shenja plus (+) qëndron plani për të shkuar përtej shpejtësisë së përmendur. /Telegrafi/