Site icon Telegrafi

Çfarë shkruajnë mediat rajonale për arratisjen e Gruevskit?

Arratisja e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski ka bërë bujë të madhe në mediat rajonale.

“Pagë më të ulët për Gruevskin për shkak të mungesës”, shkruan B92 i Serbisë për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Kuriri i Serbisë përcjell se janë arrestuar bashkëpunëtorët e Gruevskit dhe nuk e përcjell qëndrimin e Qeverisë së Hungarisë.

“Si ish-kryeministër i Maqedonisë, Nikolla Gruevski e lëshoi vendin pa pasaportë”, shkruan Telegrafi i Serbisë ndërsa Dnesi i Bullgarisë shkruan se dy ish-kuadër udhëheqës të OBRM-PDUKM-së janë të arrestuar.

Kjo temë zgjoi interes në rajon dhe të gjithë mediat kanë disa lajme për arratisjen e ish-kryetarit të OBRM-PDUKM-së dhe ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski./Telegrafi/

Exit mobile version