Telegrafi

“Çfarë më shikoni, do të vras”, pamjet shokuese të vrasjes brutale në rrugëve të New Yorkut – i riu theret për vdekje para syve të partneres

Videoja që po qarkullon në rrjetet sociale shfaq vrasjen brutale që ndodhë rrugëve të New Yorkut.

Sulmuesi pa ndonjë shkasë sulmon dhe ther për vdekje një të ri që po ecte në trotuar, transmeton Telegrafi.

Siç mund të shihet në video, viktima për të cilin thuhet se është aktivisti dhe këngëtari amerikan Ryan Carson qëndron i ulur dhe bisedon me të dashurën.

Disa metra larg tyre, një burrë fillon të godet gjësende nëpër rrugë pa ndonjë arsye, dhe tërë mllefin e shfryen në të kur e pyet “çfarë dreqin më shikon”.

I riu i përgjigjet “asgjë nuk po shikojë” dhe qëndron pranë të dashurës dhe burrit të nervozuar – që fillon ta kërcënojë dhe t’i afrohet me shumë.

“Do të vrasë”, e kërcënon burri, derisa i riu e lut që të qetësohet dhe ngrit duart, transmeton Telegrafi.

Sulmues më pas fillon ta ndjekë të riun, duke iu vërsulur me thikë, derisa e dashura e tij që vrapon pas tij dëgjohet duke bërtitur “të lutem, të lutem”.

Gjatë tentimit për të ikur nga sulmuesi, i riu rrëzohet në ulësen në të cilën pak sekonda më herët po qëndronte, e vrasësi e kap për xhakete dhe e përplas për tokë – duke e therur disa herë në gjoks.

Më pas pështynë të dashurën e viktimës dhe sërish e godet të riun para se të largohej nga vendi i ngjarjes. Në video shihet disa sekonda pas sulmit të kobshëm. /Telegrafi/