Lionel Messi shënoi golin e tij të 800-të në karrierë nga gjuajtja e lirë në duelin e Argjentinës kundër Panamasë, por pamjet e reja tregojnë se Emiliano Martinez e ndihmoi atë.
Argjentina luajti ndeshjen e saj të parë që nga ngritja e Kupës së Botës në Katar, me Lionel Scaloni që luajti saktësisht të njëjtën 11 startuese pasi La Albiceleste ngritën trofeun para tifozëve të vet në një Estadio Monumental të stërmbushur në Buenos Aires.
Goli i 800-të i Messit në karrierë për kubet dhe kombëtaren në përgjithësi, i 150-ti jashtë zonës dhe i 62-ti nga një gjuajte e lirë. Dhe ndërsa qartë këto statistika do të sugjeronin që 35-vjeçari nuk ka nevojë për ndonjë ndihmë, Martinez i ndihmoi atij gjithsesi.
Ndërsa Messi vendosi topin dhe u bë gati për të goditur, Martinez doli me shpejtësi nga porta e tij dhe filloi të bërtiste ndaj shokëve të tij të skuadrës që kishin krijuar murin e tyre.
Ata zunë pozicione për të penguar Jose Carlos Guerran të kishte një pamje të qartë dhe funksionoi mirë pasi Messi e futi topin në rrjetë.
Pamjet janë tepër magjepsëse dhe tregojnë perspektivën që mund të ofrojë një portier. /Telegrafi/
Emi did it again. 😮💨🇦🇷
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) March 26, 2023