Site icon Telegrafi

Çfarë rrezikojmë vërtetë nëse nuk bëjmë shpesh dashuri?

Studiues amerikanë kanë punuar mbi këtë fenomen duke zbuluar disa rreziqe të mungesës së marrëdhënieve intime në shëndetin tonë

Sipas disa rasteve reale nga jeta e përditshme e njerëzve që morën pjesë në këtë studim, u konstatua se këta individë ndiheshin nervoz, të frustruar dhe në humor të keq.

Në morinë e dëshmive të tyre ata nënvizuan gjithashtu se krahas ndjesive jo të mira të lidhura me lodhjen dhe humorin e keq, ata konfirmuan se kishin mungesë të theksuar dhe në kohë të raporteve seksuale.

Sipas rezultateve të një pune të gjatë, pakënaqësia seksuale mund të përcjellë ndjesi irritimi, ulje dhe ngritje të humorit dhe shpeshherë edhe sjellje agresive.

Më pak dashuri, më shumë dhunë e pranishme

“Një periudhë e gjatë mungese të raporteve seksuale ndikojnë në rritjen e rreziqeve të agresionit, të dhunës dhe të kriminalitetit të lidhura me maninë për kërkimin e pushtetit, të hakmarrjes dhe të zemërimit”- nënvizon studimi.

Për aq kohë sa çiftet nuk kanë raporte seksuale, ata nuk e trajtojnë partnerin e tyre me butësi, dashuri dhe ndjenjë por përkundrazi, ata rrezikojnë të shndërrohen në dy trupa thjeshtë fizik që përfundojnë ta konsiderojnë njëri-tjetrin si qenie mekanike. Mungesa e gjatë e marrëdhënieve intime dhe seksuale, sjellë rreziqe të mëdha në raportin e një çifti.

Cilado qoftë arsyeja e kohës dhe arsyeja e kësaj mungese, dëshira mund të bëj rizgjimin e frikërave tona më të thella.

Mungesa e raporteve intime kanë një impakt jo vetëm në shëndetin tonë mendor por kjo mungesë ka pasoja të konsiderueshme edhe në trupin tonë. Një mashkull i cili nuk ka kryer marrëdhënie seksuale për një periudhë kohore 5-vjeçare mund të vuajë nga kanceri i prostatës si pasojë e substancave kancerogjene që akumulohen në prostatë me kalimin e kohës ndërkohë që ejakulimi mund të ndihmojë në pakësimin e rrezikut duke ndihmuar në eliminimin e produkteve kimike të dëmshme që gjenden dhe akumulohen tek sperma.

Lexo po ashtu Shkencëtarët kanë konfirmuar: Niveli i libidosë te meshkujt lidhet me rrezikun e vdekjes së hershme

Një studim i vitit 2016 i raportuar nga DailyMail ka zbuluar se meshkujt që ejakulonin të paktën 20 herë në muaj kishin më pak rrezik të zhvillonin kancer në prostatë sesa ata që ejakulonin 4 ose 6 herë në muaj, shkruan Class.

Aktiviteti seksual rrit fluksin e qarkullimit të gjakut, lubrifikimin dhe elasticitetin e veshjes vagjinale dhe në mungesë të këtij aktiviteti, femrat mund të zhvillojnë një atrofi vagjinale dhe të kenë vështirësi në marrëdhënie seksuale duke humbur kështu dhe dëshirën seksuale.

Lexo po ashtu Femra mund të bëjë çfarëdo që të dojë tjetër, por intimitetin assesi t’ia mohojë vetes

Nëse situatat e mungesës së marrëdhënieve intime vazhdojnë, ne rrezikojmë të ekspozohemi ndaj rrezikut të ndërprerjes përfundimisht të trupit nga koka. Sepse e pandërgjegjëshmja mbron veten nga dhimbjet e lidhura me mungesën e aktivitetit seksual dhe ndodh që trupi të bjerë në gjumë ngadalë nëse nuk punojmë me veten për të ndryshuar këtë situatë dhe të rizgjojmë dëshirën për më shumë marrëdhënie intime me partnerin. /Telegrafi/

Exit mobile version