Qyteti i Shkupit dhe kryetari, Koce Trajanovski, i cili, pas vërshimeve është vënë në shënjestër të kritikave të shumta të qytetarëve dhe profesionistëve, qysh në vitin 2008 kanë miratuar dokumentin „Vlerësimi i kërcënimit të Qytetit të Shkupit nga fatkeqësitë natyrore dhe fatëkeqësitë tjera”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë dokument parashikohet se çfarë masash duhet të ndërmerren që të pengohen përmbytjet, por lind pyetja se sa janë zbatuar këto masa?
Si masë parandaluese përmendet ndërtimi i një rrjeti ndarës kanalizimi, me profil prej 1600mm, dhe 1800mm, dhe me gjatësi prej 5000m, në anën e majtë. Kanalizimi duhet të përfshij të dy anët e bregut të lumit Vardar, prandaj në anën e djathtë kanalizimi duhet të arrijë gjatësi prej 3000m.
Gjithashtu dokumenti përmend ndërtimin e një kanalizimi atmosferik në qarkore e Shkupit, në gjatësi prej 78130m dhe diametër prej 600 deri më 2400/2200mm, kurse theksohet se sistemi për mbrojtje nga ujrat masive nuk është efikas./Telegrafi/