Telegrafi

Çfarë po paralajmëron Dua Lipa me videon e re në Instagram?

Ajo gjatë kësaj kohe ka ngacmuar mjaft shumë ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram.

Bukuroshja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, kishte fshirë të gjitha postimet me ç’rast edhe bëri kuriozë fansat.

U aludua se mund të jetë në përgatitje të një kënge të re apo edhe një albumi të plotë.

Foto: Screenshot/Instagram

28 vjeçarja së fundmi ka publikuar një video, ku shfaqet me një çelës në gojë e më pas edhe duke e përbirë.

Lexo po ashtu Dua Lipa fshin të gjitha postimet në Instagram

Kjo është videoja e vetme e postuar nga artistja e famshme që për pak mori mbi 200 mijë klikime.

Foto: Screenshot/Instagram

E krejt në fund u shfaqën edhe disa numra, ndonëse nuk ka zbuluar akoma se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.

Krijuesja e hitit “Levitating” ndërkaq në gusht njoftoi se është duke punuar për albumin e tretë, të cilin do ta lansojë në vitin 2024. /Telegrafi/