Telegrafi

Çfarë po ndodh në “Santiago Bernabeu”, Timo Werner tallet me mbrojtjen madrilene dhe shënon golin e tretë për Chelsea

Chelsea ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Real Madridi, duke përmbysur gjithçka nga ndeshja e parë.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Stanford Bridge” ishte mbyllur me rezultat 3-1 për mbretërit, ndërsa ndeshja kthyese po del të jetë interesante, ku Chelsea ka shënuar edhe golin e tretë duke përmbysur shifrat në 4-3.

Golin e parë e shënoi Mason Mount për 1-0 në pjesën e parë.

Me të filluar pjesa e dytë Chelsea ka arritur të shënojë edhe golin e dytë, ku pas një harkimi në zonë nga goditja e këndit me kokë gjuan  Antonio Rudiger duke quar rezultatin në 2-0.

Chelsea nuk u ndal dhe gjeti golin e tretë fillimisht me Marco Alonson në minutën e 63-të, por që u anulua për një prekje me dorë të spanjollit.

Por edhe pas golit të anuluar anglezët ishin një nivel më lartë dhe në minutën e 75-të, Timo Werner merr një top në hyrje të zonës, kalon Alaban dhe Casemiron për 3-0.

Ka ende lojë për tu zhvilluar dhe pritet që të vazhdojë ky spektakël.  /Telegrafi/