Anësori i Chelseat, Mykhaylo Mudryk, është parë në Riad të Arabisë Saudite, vetëm tri ditë pasi u pezullua përkohësisht nga Federata e Futbollit për dështim në një test dopingu.
Një foto e ukrainasit me një fans në kryeqytetin saudit është shfaqur në rrjetet sociale, ku fansi ka bërë mbishkrimin: “Gëzohem që të shoh në kryeqytet, vëlla”.
Tifozi më herët kishte postuar në Twitter: “Mudrik në Riad. Prisni që ta takoj dhe ta mbështes për doping”.
Prania e Mudryk në Riad përkon me ndeshjen e ardhshme të boksit në peshën e rëndë midis Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, e planifikuar të zhvillohet në qytet më 21 dhjetor.
23-vjeçari ukrainas aktualisht po vuan një pezullim të përkohshëm pasi doli pozitiv për substancën e ndaluar meldonium.
Mudryk përballet me një ndalim të mundshëm deri në katër vjet sipas rregullave të FA dhe ka mohuar çdo keqbërje, duke deklaruar se testi pozitiv ishte një “shok i plotë”.
Chelsea ka bërë të ditur se mbështesin lojtarin dhe besojnë në pafajësinë e tij. /Telegrafi/