Site icon Telegrafi

Çfarë parashikon rregullorja e FFK-së për Gjilanin – klubin që nuk siguron mbarëvajtjen e takimit

Ende nuk dihet për fatin e ndeshjes së ndërprerë mes Gjilanit dhe Ballkanit që ishte duke u zhvilluar në kuadër të javës së 27-të në BKT Superligën e Kosovës.

Enea Koliçi kishte shënuar golin e barazimit (1-1), duke bërë që nga festa e tepruar, tifozët të futeshin në fushë dhe të sulmonin më pas portierin e skuadrës nga Theranda, Stivi Frashëri.

Por, çfarë parashikon rregullorja e FFK-së për klubet që nuk ia dalin të sigurojnë mbarëvajtjen e ndeshjes?

Lexo po ashtu Reagon FFK për sulmin nga tifozët e Gjilanit në drejtim të portierit të Ballkanit

“Neni 54, pika (e): në raste të rënda (goditje, shkelmime me duar dhe këmbë apo me gjësende të forta) dhe kur ka lëndime fizike – dënimi prej; katër (4) ndeshje mos zhvillimi në fushën e vet”, thuhet në këtë pikë.

FFK në anën tjetër bëri të ditur se tani i mbetet Komisioneve të Federatës për ta shqyrtuar rastin dhe për të marrë veprimet rreth këtij incidenti. /Telegrafi/

Exit mobile version