Telegrafi

Çfarë orësh bartin yjet hollivudiane

Ata janë të famshëm dhe të pasur, por edhe ata janë të interesuar të dinë – saktësisht sa është ora.

Shikoni me çka “shëtisin” Bred Pit, Leonardo DiCaprio, Robert de Niro, Pierce Brosman, Al Pacino…

Brendet paguajnë miliona dollarë që personat e njohur të bartin produktet e tyre. Këtë e bëjnë prodhuesit e orëve luksoze, garojnë kush do të vendosë emrin e vet në hitin e ardhshëm filmik, transmeton Telegrafi.

Shikoni foto-galerinë për të cilat modele është fjala:

Robert De Niro, “Gjyshi i liruar nga zinxhiri”: Ora TAG Heuer Aquaracer 500m Ceramic, shihet në skena të shumta, si edhe në reklamat për komedinë e re të De Niro-s.

Leonardo DiCaprio, “Fillimi”: TAG Heuer Carrera Automatic. Nuk është befasi që Leonardo bart bash këtë orë, duke pasur parasysh se ka qenë njëri ndër ambasadorët e këtij brendi.

Pierce Brosman, “Pa dalje”: Movado 800 Chronograph – kronograf sportiv, me rrip të zi gome, orë ekskluzivisht për aktorin i cili ka aktruar rolin e James Bondit.

Brad Pitt, ”Babel”: TAG Heuer Carrera CV2110 nga çeliku i pandryshkshëm, me numra të argjendtë, me dorezë lëkure, xham safiri dhe kronograf automatik.

Matt Damon, “Identiteti i Bornit”: TAG Heuer Link Quartz Watch. Fansat e këtij filmi, janë të gatshëm të paguajnë shumë marramendëse parash vetëm që në dorë kenë atë që ka pasur edhe aktori i famshëm. /Telegrafi/