Telegrafi

Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi – kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj

Një fotografi e një shtëpie të sapondërtuar, e publikuar në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve.

Në një kohë të shkurtër, ajo u shikua më shumë se 900 mijë herë, por u hoq shpejt. Megjithatë, ajo ishte e dukshme për aq kohë sa të provokonte një sërë pyetjesh dhe komentesh me shaka.

Së bashku me foton, përdoruesi @ColeSomeNumbers shkroi se “kam hasur në një video që tregon një shtëpi të sapondërtuar, më njoftoni kur të vini re se çfarë nuk shkon”.

Shumë u hutuan, duke kërkuar defekte të mundshme dhe disa njerëzve iu duk i çuditshëm reflektimi i veturës në dritare, raporton ladbible.

Nga ana tjetër kishte edhe nga ata që vunë re se afrimi në garazh nuk ishte asfaltuar apo betonuar. Me lëndinën e shtruar, duket sikur garazhi është “harruar”.

“Ndoshta garazhi përdoret vetëm për të parkuar makinën e barit”, tha me shaka një person.

Dhe ndërsa njerëzit përpiqeshin të kuptonin se cili ishte problemi, një burrë foli dhe shpjegoi se bëhej fjalë për “një shtëpi në qytetin anglez Hull që është në shitje”.

Mbetet supozimi se rruga do të rregullohet kur të shfaqet një blerës. Pamjet tregojnë brendësinë e ndërtesës 450 mijë euroshe. /Telegrafi/