Kur lyeni flokët, nuk duhet të gaboni
Një gabim mund t’ju kushtojë që të detyroheni të mbani kapuç në kokë derisa të ndryshoni sërish ngjyrën e flokëve. Ngjyra e flokëve duhet të jetë në harmoni me lëkurën dhe personalitetin tuaj. Ajo duhet të shkrihet me ngjyrën e syve dhe lëkurës suaj.
Nëse keni lëkurë të bardhë dhe sy të çelur, duhet të përdorni ngjyrat natyrale bionde, veneciane, të hirta apo të kuqe. Ato i japin theks lëkurës së bardhë dhe nxjerrin në pah ngjyrën e syve.
Ato që duan të krijojnë më shumë efekt, mund të përdorin ngjyra më të ngrohta, si gështenjat e errëta apo ngjyrat karamele/mjaltë, të cilat i japin intensitet ngjyrës dhe japin theks.
Në rastin e lëkurave të zbehta mund të përdoren ngjyrat bionde të ftohta apo të bardhat suedeze.
Ngjyrat e kuqe krijojnë kontrast me lëkurën e bardhë dhe nxjerrin në pah sytë. E bakërta/e kuqja shkon shumë me sytë e errët. Mund të përdoren më shumë edhe bojëkafe e ngrohta apo ngjyra e lajthisë.
Nëse keni lëkurë me ngjyrë mat dhe sy të errët, përdorni ngjyra më të ftohta për flokët. Rekomandohen gështenjat e errëta dhe e zeza e ftohtë.
Përdorni nuancat e çokollatës apo lajthisë, me qëllim që t’i jepet intensitet ngjyrës. Megjithatë, ngjyra bionde e praruar shkon për mrekulli me lëkurën e errët.
Nëse jeni bionde me sy të çelët dhe pika të kuqe, nuk përdoret ngjyra e kuqe për flokët, pasi atë e keni në fytyrë. Zgjidhen ngjyra neutrale dhe natyrale. Përdoret bojëkafeja disi në të bakërt ose bojëkafeja në gjysmë bionde. Rekomandohen ngjyrat gështenjë të ngrohtë, por kujdes: mos përdorni të kuqen apo portokallien!
Po nëse jeni flokë-kuqe me sy të çelët?
Ruhet ngjyra natyrale. Zgjidhen të kuqet, biondet apo të bakërtat. Për më shumë efekt, zgjidhni ngjyrën e kuqe! Gjithçka varet edhe nga stina. Në verë, preferohen të praruarat, ndërsa në dimër, bojëkafe më të ngrohta. /Telegrafi/