Tërheqja e dy deputetëve të LSDM-së për poste tjera, si edhe një ministri të Qeverisë Zaev shtoi zërat për ndryshime ose ristrukturim të kuadrit udhëheqës të kësaj qeverie.
Duke shtuar këtu edhe faktin se pozita e ministrit të Shëndetësisë, që u lirua pas fitores se Arben Taravarit në Gostivar, ka mbetur ende e lirë, edhe pse u tha që Venko Filipçe do të jetë ministër i ardhshëm, atëherë bëhet ende e paqartë se çfarë ndryshimesh do të ketë në Qeverinë Zaev.
Paqartësia u thellua edhe më tej pas paralajmërimeve të një takimi të Ziadin Selës dhe Zoran Zaevit për ditën e sotme.
Mediat tashmë raportuan se Ziadin Sela ndodhet në Kryeministri, atëherë lind pyetja se çfarë do t’i ofrohet Selës për të hequr dorë nga ministria që partia e tij drejtoi deri para zgjedhjeve lokale të sivjetme.
Në lidhje me këtë, është shpekuluar se Selës i është ofruar post në Kryeministri, mirëpo asgjë nuk u konfirmua nga ndonjëra palë./Telegrafi/
*Foto Nova TV