Romelu Lukaku shënoi golin e fundit që doli të ishte i barazimit në ndeshjen mes Interit dhe Juventusit, por festimi i golit të tij çoi palët në dy përleshje të ndryshme mes Nerazzurrëve dhe Bianconerëve.
Sulmuesi belg konvertoi një penalti në gol në “Allianz Stadium” të martën në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, por kaosi shpërtheu menjëherë më pas.
Ai bëri festën e zakonshme të golit, duke i mbyllur gojën tifozëve dhe kritikëve kundërshtarë.
Megjithatë, këtë herë ai ishte nën tribunën e tifozëve Curva Sud të Juventusit dhe disa ultras Bianconerë reaguan duke hedhur objekte brenda fushës, gjë që ai iu përgjigj me fjalë dhe një gjest me dorë.
https://twitter.com/emaxstatman/status/1643359282803376128
Disa lojtarë të Juventusit e panë festimin e Lukakut si mungesë respekti, ndaj u përpoqën të përballeshin me 29-vjeçarin, të cilin shokët e tij të skuadrës e mbrojtën.
Juan Cuadrado, i cili kishte kaluar Juventusin në avantazh vetëm pak minuta më parë, dukej një nga më të mërziturit.
Lojtarët e Juventusit dhe Interit filluan të përplasen, por u duk se gjithçka kishte përfunduar kur Lukaku, i cili ishte marrë karton të verdhë disa minuta pas futjes së tij nga bankina në pjesën e dytë, u ndëshkua sërish me karton të verdhë dhe për këtë arsye u përjashtua.
Megjithatë, ky nuk ishte fundi i historisë. Tensionet vazhduan edhe pas fishkëllimës së fundit me lojtarët që u përballën njëri-tjetrit në mes të fushës.
Cuadrado dhe Samir Handanovic gjithashtu morën të kuq, ndërsa bashkëlojtarët e tyre vazhduan të kishin zënka edhe në tunel drejt dhomës së zhveshjes pasi shumë u panë duke vrapuar brenda tunelit./Telegrafi/
FT Juventus 1-1 Inter
Big brawl at the end of the match pic.twitter.com/UnNobLMioQ
— Italian Football News 🇮🇹 (@footitalia1) April 4, 2023