Për një arsye ose tjetër, mund të gjendeni në një situatë ku do të mund të ngelnit tre ditë gjumë.
Gjumi i mjaftueshëm është jetik për mirëqenien fizike dhe emocionale. Mungesa e gjumit mund të çojë në shumë efekte shëndetësore afatshkurtra dhe afatgjata.
Megjithatë, saktësisht se sa kohë një person mund të mbijetojë pa gjumë ende nuk dihet.
Sipas një studimi të vitit 2010, rekordi aktual botëror për një person që ka qëndruar pa gjumë është 266 orë që është e barabartë me pak më shumë se 11 ditë.
Por, çfarë ndodh nëse nuk flini pikërisht për tre ditë? Ekspertë ndanë efektet anësore befasuese.
Sipas një artikulli të publikuar në Healthline, pas tre ditësh humbje gjumi, dëshira juaj për të fjetur do të forcohet dhe ndoshta do të bëhet e pakontrollueshme.
Mund të përjetoni mikrogjumje më të shpeshta dhe më të gjata.
Mungesa e gjumit do të dëmtojë ndjeshëm perceptimin tuaj. Halucinacionet tuaj mund të bëhen më komplekse, dhe gjithashtu do të keni iluzione dhe të menduarit të çrregullt. /Telegrafi/