Telegrafi

Çfarë ndodh nëse Erdogan fiton?

Recep Tayyp Erdogan (Getty Images)

Ai do të fillonte mandatin e tij të dytë në një version turbo-ngarkuar të punës.

Presidenca dikur ishte një rol kryesisht ceremonial, por në prill të 2017-së, 51 për qind e votuesve turq miratuan Kushtetutën e re që i jep presidentit fuqi të reja.

Caktimi i drejtpërdrejtë i zyrtarëve të lartë publikë, duke përfshirë ministrat dhe zëvendësit; Fuqia për të ndërhyrë në sistemin ligjor të vendit; dhe Fuqia për të imponuar një gjendje të jashtëzakonshme janë fuqitë e reja të presidentit.

Gjithashtu, do të mënjanohet puna e kryeministrit.

Lexo po ashtu Turqia sot në zgjedhje për presidentin e parlamentin

Kritikët e kanë akuzuar Erdoganin se po përpiqet të bëhet një sundimtar i vetëm, gjithashtu dhe rivalët e tij kanë thënë se ai nuk do të sjell ndryshimin, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Nëse të dyja rezultatet nga zgjedhjet e sotme janë kundër presidentit aktual, peizazhi politik i Turqisë do të ndryshojë ndjeshëm, por nëse do të ketë dallime ndërmjet presidentit dhe parlamentit, atëherë mund të shkaktohet një periudhë e paqëndrueshmërisë politike në vitet në vijim.

Vendi ka kaluar një periudhë të trazuar që prej përpjekjes së grushtit të vitit 2016.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 160 mijë njerëz janë arrestuar, si pjesë e një goditjeje ndaj pasuesve të klerikut Fethullah Gulen, të cilin qeveria e akuzon se ka qenë pjesë e komplotit, por ai këtë e mohon. /Telegrafi/