Kemi raportuar se shteti i Georgias do të bëjë një rinumërim të plotë të votave për zgjedhjet presidenciale amerikane.
Sekretari i Shtetit i Georgias, Brad Raffensperger u tha gazetarëve se “Ne do të numërojmë çdo copë letër – çdo fletë të vetme, çdo fletë votimi të hedhura në mënyrë të ligjshme”.
Kjo është ajo që kërkoi të martën fushata e presidenti aktual të SHBA-së, Donald Trump, raporton bbc.
Secili shtet ka rregullat e veta të rinumërimit, por në përgjithësi, fletët e votimit do të riskenohen dhe rishikohen. Në disa vende, një numër i caktuar i fletëve të votimit numërohen me dorë për të siguruar vlefshmërinë e makinerive, transmeton Telegrafi.
Por, rinumërimet rrallë kanë shkaktuar një ndryshim në rezultatet përfundimtare. Gjithashtu është e rëndësishme të theksohet se edhe nëse Joe Biden humbet Georgian, ai është ende mbi pragun e 270 votave elektorale.
Afati shtetëror i Georgia për vërtetimin e rezultateve të zgjedhjeve është 20 nëntori.
Fushata e kandidatit republikan më herët tha se do të kërkonte gjithashtu një rinumërim edhe në shtetin e Wisconsinit.
Profesori i Shkollës së Drejtësisë të Universitetit Columbia, Richard Briffault i tha BBC se kishte një rinumërim në Wisconsin edhe në vitin 2016 dhe ai ndryshoi disa qindra vota. /Telegrafi/