Site icon Telegrafi

Çfarë mund të thuhet për këtë njeri? Pamjet kur alpinisti ngjitet në gati 900 metra lartësi, pa përdorur asnjë litarë të vetëm (Video)

Shikuesit kishin parë veten duke u dridhur derisa po shikonin alpinistin Alex Honnold derisa ngjitej në lartësi prej gati 900 metra përgjatë një sipërfaqe shkëmbore, pa asnjë litarë të vetëm.

Siç shkruan DailyMail, përcjell Telegrafi, Alex, 33 vjeç, nga Kalifornia, është i vetmi person në botë që është ngjitur El Capitan në Parkun Kombëtar Yosemite, pa ndihmën e ndonjë litari ose ndihmë sigurie.

Kështu, arritjet e tij janë filmuar për një dokumentar të National Geographic ‘Free Solo’, i cili thuhet të jetë transmetuar mbrëmë.

Shikuesit mbetën gati të djersitur nga “sikleti”, në momentin që alpinisti shihej rreth 900 metra lart nga toka, duke e ditur se se një gabim i vetëm do të çonte në vdekjen e tij.

Një veprim i tillë është tepër i rrallë dhe praktikohet vetëm nga alpinistët më me përvojë, edhe pse shumë vdesin duke u përpjekur.

Bëhet e ditur se Honnold u shoqërua nga një ekip filmimi, i cili përdorte litarë, të rregulluar përgjatë shtegut ngjitës. U përdorën gjithashtu një aparat fotografik me dron dhe dy kamera fikse, për kjo ishte shumë e rrezikshme edhe për operatorët e kamerave. /Telegrafi/

Exit mobile version