Telegrafi

‘Çfarë mund të jetë?’ – Harry Kane dhe gruaja e tij në pritje të fëmijës së katërt

(Foto: Instgram/harrykane)

Harry Kane ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së katër me gruan e tij, Katie Goodland.

Në postim është edhe një video e shkurtër, në të cilën është xhiruar momenti duke bërë ultratingullin.

Njëherësh, sulmuesi i Tottenham Hotspur i ka pyetur 14 milionë ndjekësit e tij se cila do të jetë gjinia e fëmijës.

Po ashtu, i ka treguar edhe përgjigjet e fëmijëve të tij kur i ka pyetur: “Çfarë mund të jetë?”. Dy vajzat, Vivi dhe Ivy, kanë zgjedhur dy gjini të ndryshme, vajzë dhe djalë, derisa djali Louis në mënyrë të pafajshme ka thënë se është ‘një veturë’.

Në komente kanë reaguar fansat, kolegët dhe klubi i tij, duke e uruar për lajmin e gëzuar. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/harrykane)