Telegrafi

Çfarë mund të bëjnë Republikanët nëse marrin kontrollin e Senatit?

Zgjedhjet në SHBA për mesmandat do të përcaktojnë fituesin që do ta kontrollo Kongresin.

Kongresi përbëhet nga dy pjesë, Dhoma e Përfaqësuesve, e cila vendos se për cilat ligje votohen, dhe Senati i cili mund të miratojë ose bllokojë ligjet, si dhe të konfirmojë emërimet e bëra nga presidenti, transmeton Telegrafi.

Nëse Republikanët mund të fitojnë kontrollin e Kongresit, nëpërmjet një fitimi neto prej pesë vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një vendi shtesë në Senat, kjo do t’u japë atyre fuqinë për të bllokuar pjesën më të madhe të agjendës së Joe Biden në dy vitet e ardhshme.

Për sa i përket asaj çfarë mund të bëjnë Republikanët, GOP-i ka interes në shumë hetime ndaj presidentit, duke përfshirë tërheqjen e ushtrisë amerikane nga Afganistani dhe politikat e administratës së Biden kundër COVID-19.

Gjithashtu mund të shohim se Republikanët po mbyllin komitetin e 6 janarit, i cili po heton sulmin ndaj Kapitolit të SHBA-së.

Në Kongres, një Dhomë e kontrolluar nga Republikanët do të jetë në gjendje të bllokojë projektligjet që adresojnë prioritetet demokratike si të drejtat e abortit dhe ndryshimet klimatike.

Republikanët gjithashtu mund të iniciojnë një përballje mbi kufirin e borxhit të vendit, që mund të tronditë tregjet financiare dhe të nisë hetimet ndaj administratës dhe familjes së Bidenit. /Telegrafi/