Në kaosin që po krijon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, një gazetar kilian është arrestuar nga ushtria ukrainase, por më pas është liruar falë një tatuazhi të Maradonës që e kishte në këmbë.
Daniel Matamala, korrespondent në Ukrainë për “Chilevision”, së bashku me kolegë të tjerë kanë qenë pjesë e një momente jo edhe aq të këndshëm pasi janë arrestuar nga ushtria ukrainase.
Ai ka treguar në rrjetet sociale të gjitha se si ka ndodhur arrestimi, duke ndarë edhe historinë e tij me tatuazhin e Diegos.
“Sot në një nga postblloqet, policia na sekuestroi dokumentet, kamerat dhe telefonat. Na shoqëroi në komisariat. Marrja në pyetje e parë ishte e tensionuar. Ukraina është një vend në luftë dhe dyshohet për spiunë apo diversantë”, ka thënë fillimisht ai.
“Një nga policët pa pasaportat e kolegëve të mi dhe I tha dy fjalë që i kuptuam: “Messi” dhe “Maradona”. Këtu ndryshoi gjithçka. Kameramani tregoi se kishte një tatuazh të Diego Maradonës në këmbën e tij”.
“Atmosfera ndryshoi shumë dhe falë “Dorës së Zotit” (Maradonës) dhe të futbollit arritëm të dilnim nga ajo situatë dhe të mbërrinim në destinacionin tonë pa probleme”, – ka shpjeguar më tej Matamala. /Telegrafi/
https://twitter.com/PELEJA/status/1500944966385811456