Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në emisionin Oxygen me Besim Dinën në Klan Kosova, e ka shprehur mendimin e tij për disa nga liderët politik kosovarë.
Për kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin, Thaçi nuk pati asnjë mendim, njofton Klan Kosova.
Ai tha: ‘Nuk mendoj hiç, s’kam asnjë arsye të mendoj’.
Për kryetarin e LDK-së Isa Mustafën, Presidenti tha se ka një bashkëpunim shumë të mirë me të poashtu i uroi gjithë të mirat për shëndetin e tij.
Më pas, Thaçi foli edhe për Fatmir Limajn, për të cilin tregoi edhe njëherë se ka qenë bashkëluftëtari i tij përballë Serbisë.
‘I kemi ndihmuar dhe e shpëtuam njëri-tjetrin. Edhe e dua edhe e kam shok. Gjithmonë do ta respektoj sakrificën e përbashkët për liri dhe pavarësi’.