Telegrafi

Çfarë klasi nga Jadon Sancho: Momenti kur shënjestra e Unitedit turpëron kundërshtarin në takimin miqësor

Tashmë dihet se Manchester Unitedi është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Jadon Sanchos nga Borussia Dortmundi në këtë verë.

Nga raportimi i fundit i The Metro, Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga bordi i klubit që të nxitohen në transferimin e anësorit anglez.

Dortmundi ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore, derisa ishte kënaqësi ta shikosh Jadon Sanchon duke luajtur.

Në një moment kur ishte përballë me kundërshtarin, 20-vjeçari vendosi që të dhuronte spektakël, duke kaluar kundërshtarin me lehtësi.

Kjo është e pakta nga loja e tij dhe arsyeja se përse Manchester Unitedi po e kërkon me ngulm transferimin e tij.

Kujtojmë se skuadra gjermane fitoi 11-2 ndaj Austria Vjenës me një numër të limituar të tifozëve në stadium. /Telegrafi/