Ferrari në tremujorin e fundit të këtij viti, ka shitur më shumë vetura hibride sesa ato që vihen në lëvizje me derivate.
Janë shitur në total 3.459 vetura, kurse nga 13 modelet, nëntë kanë pasur motorë SUS, transmeotn Telegrafi.
Katër modelet tjera ishin hibride, por megjithatë kanë arritur të shiten më mirë.
Në fakt bëhet fjalë për vetëm dy modele të ndryshme – 296 dhe SF90, të cilët të dy janë të qasshëm në treg në dy variante, pasi modelet kabriolet konsiderohen të ndarë prej tyre.
Që të dy janë plug-in hibrid me mundësi të vozitjes elektrike, edhe pse shumica e fuqisë së tyre motorike vjen nga motori twin-turbo 3 litërsh V6 të siç është modeli 296 dhe ai me 4 litra V8 për modelin SF90.
Edhe pse rezultati është pjesërisht kësi soji për shkak të emetimit të gazrave, megjithatë kjo tregon shumë se çfarë në të vërtetë kërkojnë blerësit e Ferrari-t. /Telegrafi/