Site icon Telegrafi

Çfarë i kërkoi gjyqtari Lionel Messit gjatë ndeshjes? (Video)

Leo Messi, ylli argjentinas i Barcelonës, dhe gjyqtari Ricardo de Burgos Bengoetxea, ishin protagonistë të një prej momenteve më kureshtare të ndeshjes Deportivo La Coruna-Barcelona 0-8, e luajtur në Riazor.

Një sfidë që përfundoi me shpartallim të skuadrës vendase nga katalanasit. 8 gola, duke përfshirë një të shënuar nga Leo Messi.

Pikërisht pasi Leo Messi, lideri i Barcelonës, do të shënonte golin e katërt, i cili ishte goli i tij i vetëm kundër Deportivo, ishte ky imazh, që bëri këdo kurioz.

Pas përqafimeve me bashkëlojtarët, të cilët e mirëpritën golin e argjentinasit, arbitri Ricardo de Brugos Bengoetxea dhe Leo Messi u afruan me njëri-tjetrin, duke mbuluar gojët e tyre, që të mos lexoheshin e deshifroheshin nga pamjet televizive.

Messi buzëqeshi dhe tundi kokën, pastaj vazhdoi duke festuar me shokët e tij. Një bisedë që ndezi vëmendjen e tifozëve, tejet të intriguar për të ditur se ç’mund të jetë duke i thënë gjyqtari në atë moment Leo Messit.

Dikush thotë se folën për mundësinë e moshumbjes së kohës me festimin e golave, diçka pothuajse e palogjikshme, kur rezultati ishte 0-4 në atë kohë.

Duket, pra, se opsioni që ka më shumë forcë argumentuese të këtij momenti është diçka tjetër. Arbitri i ka kërkuar fanellën Messit, për pas ndeshjes. Sidoqoftë, kushdo mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, me versionin e vet, se çfarë i thanë njëri-tjetrit Messi dhe arbitri. Të vërtetën e dinë vetëm ata të dy….

https://www.youtube.com/watch?v=1ohbdVjGnIE

Exit mobile version