Telegrafi

Çfarë?! I keni larë gabim duart gjatë gjithë jetës suaj!

Pak ujë, pak sapun, një fërkim i shpejtë, ujë sërish dhe ja. Larja e duarve duket diçka fare e thjeshtë apo jo? Epo Organizata Botërore e shëndetësisë nuk mendon kështu.

Duke qenë mënyra e parë e mbrojtjes nga sëmundje nga më të ndryshmet, është e rëndësishme që duart të lahen në mënyrën e duhur. Mirëpo, OBSH ka deklaruar se në pjesën më të madhe të rasteve, madje as mjekët dhe infermieret nuk i lajnë duart siç duhet.

Shfletoni ilustrimet për të mësuar teknikën e duhur. Ja cila është mënyra e duhur.

Nëse duart nuk janë të mbuluara nga papastërti (si baltë, gjak etj.) atëherë fërkojini ato me një solucion antibakterial me bazë alkooli në të paktën 60% të përbërjes. Kjo metodë është më e përshtatshme për duart dhe më e shpejtë se ajo me ujë e sapun.

Nëse duart janë të mbuluara nga papastërtitë, atëherë vijoni me metodën ujë e sapun. Vijoni më tej për të zbuluar teknikën e duhur.

Fërkojini pëllëmbët mirë me njëra-tjetrën.

Vendoseni njërën dorë në kurrizin e tjetrës dhe ndërthurni gishtat teksa i fërkoni.

Bashkojini sërish pëllëmbët dhe fërkoni gishtat me njëri-tjetrin.

Përthyejini gishtat dhe futini në pëllëmbën e dorës tjetër.

Mbulojeni gishtin e madh me pëllëmbën tjetër dhe rrotullojeni.

Me mollëzat e gishtave, fërkoni pëllëmbën e dorës tjetër me lëvizje rrethore.

E fundit po jo më e parëndësishme, kur të mbyllni rubinetin, prekeni atë me letrën që përdorët për të tharë duart, në të kundërt, të njëjtat mikrobe që kishit fillimisht do të rikthehen në duart tuaja.