Site icon Telegrafi

Çfarë kanë të përbashkët njerëzit me sy të kaltër?

Çfarë kanë të përbashkët Jared Leto, Brad Pitt, Taylor Swift dhe Daniel Radcliffe?

Sa i përket pasurisë dhe famës, teknikisht, ata e kanë edhe këtë të përbashkët.

Mirëpo, përveç kësaj, Science Daily thotë se njerëzit me sy të kaltër e kanë një paraardhës të përbashkët.

Hulumtuesit e Universitetit të Kopenhagës thonë se kanë zbuluar një mutacion gjenetik, i cili është përgjegjës për shkaktimin e syve të kaltër, i cili ka ndodhur rreth 6,000 apo 10,000 viteve më parë.

Sipas profesorit Hans Eiberg, të gjithë njerëzit kishin pasur sy ngjyrë kafe, por një mutacion gjenetik i cili kishte prekur gjenin OCA2 në kromozomet tona, kishte rezultuar në aftësinë tonë për të prodhuar sy ngjyrë kafe.

Pra, njerëzit të cilët kanë sy të kaltër, prodhojnë një sasi të vogël të melaninës në sytë e tyre dhe, për shkak të kësaj, hulumtuesit kanë konkluduar se ata e kanë një paraardhës të përbashkët. /Telegrafi/

Exit mobile version