Telegrafi

Çfarë ka transferuar kështu Liverpooli:  Diogo Jota me het-trik përballë Atalantas

Diogo Jota nuk po ka të ndalur sonte te Liverpooli në kuadër të takimit që po zhvillohet në rrethin e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

The Reds janë duke e demoluar Atalantan që po luan në shtëpi, pasi i kanë shënuar plotë pesë gola.

Jota e filloi spektaklin e golave për Liverpoolin në minutën e 16-të, me një asistim të Trent Alexander-Arnold.

Portugezi nuk u ndal me kaq dhe arriti që të realizonte edhe golin e tij të dytë personal dhe të dytin për skuadrën angleze.

Për të kompletuar het-trikun e tij, Jota realizoi në minutën e 54-të me një asistim të Sadio Manes.

Kujtojmë se dy golat e tjerë i shënuan Mohamed Salah (47’) dhe pas dy minutave realizoi edhe senegalezi. /Telegrafi/