Telegrafi

Çfarë jave për David Neres: Pasi e eliminoi Realin me Ajaxin, tani thirret nga Brazili në vend të Vinicius

David Neres (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Përfaqësuesja e Brazilit e ka ftuar David Neresin e Ajaxit për të zëvendësuar Vinicius Juniorin e lënduar.

22-vjeçari ishte një nga më të mirët për skuadrën holandeze në fitoren 4-1 në Santiago Bernabeu, një fitore që e eliminoi Real Madridin nga 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve dhe mos të harrojmë se në këtë ndeshje shikuam edhe një gol nga ai.

Neres mori vendin e Vinicius, i cili e lëndoi gjurin e tij në ndeshjen ndaj Ajaxit.

Lexo po ashtu Neres shënoi gol të bukur, por të gjithë po flasin për driblimin e tij ndaj Carvajalit

Tani ylli i Ajaxit do të jetë pjesë e skuadrës së Brazilit për ndeshjen miqësore ndaj Paramas në Porto më 23 mars, por edhe ndaj Republikës së Çekisë tre ditë më vonë.

David Neres në momentin e golit në portën e Thibaut Courtois (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Vlen të theksohet se Brazili ka fituar të gjashtë ndeshjes që nga eliminimi në Kampionatin Botëror në korrikin e 2018 nga Belgjika. Ndërsa më poshtë keni listën e plotë të lojtarëve të ftuar për dy miqësoret e radhës:

Portier: Alisson (Liverpool), Ederson (Man City), Weverton (Palmeiras).

Mbrojtës: Dani Alves (PSG), Danilo (Man City), Filipe Luis (Atletico Madrid), Alex Sandro (Juventus), Eder Militao (Porto), Marquinhos (PSG), Miranda (Inter), Thiago Silva (PSG).

Mesfushorët: Allan (Napoli), Arthur (Barcelona), Casemiro (Real Madrid), Fabinho (Liverpool), Felipe Anderson (West Ham), Lucas Paqueta (AC Milan), Coutinho (Barcelona).

Sulmuesit: Everton (Gremio) Roberto Firmino (Liverpool), Gabriel Jesus (Man City), Richarlison (Everton), David Neres (Ajax). /Telegrafi/