Ish-mesfushori i Real Madridit, Jose Maria Gutierrez Hernandez, i njohur më shumë si Guti, tha se për të Vinicius Junior është një futbollist pakrahasueshëm më i mirë se Kylian Mbappe dhe se francezi nuk është i nevojshëm për mbretërorit.
Kylian Mbappe aktualisht është anëtar i Paris Saint Germain dhe ka kontratë me kampionin francez deri në qershor të vitit 2025.
Verën e kaluar emri i tij u lidh me klubin mbretëror, por francezi vendosi të vazhdojë kontratën me parisienët me një rritje të konsiderueshme të të ardhurave.
Në një intervistë, Guti ka krahasuar ndeshjet e Mbappes dhe Vinicis dhe për të nuk ka dyshim se kush është futbollisti më i mirë.
“Nuk e di pse Reali e dëshiron Mbappen kur ka Viniciusin. Mbappe është një lojtar i madh, por Vinicius është më i mirë. Ai është më i shpejtë, teknikisht më i mirë, shënon më shumë gola, ka më shumë asistime. Braziliani është më vendimtar dhe forma e tij aktuale është e pabesueshme”, ka thënë Guti.
Ai shtoi se Vinicius mund të jetë një “Zot i futbollit” nëse vazhdon kështu.
“Ai u jep frikë lojtarëve kundërshtarë. Nëse ai ka më shumë qëndrueshmëri në pasimin e tij të fundit, ai do të bëhet një zot i futbollit. Realit i duhet Vini më shumë se Mbappe”, përfundoi Guti.
Jose Maria Gutierrez Hernandez luajti për Realin pothuajse gjatë gjithë karrierës së tij, pasi në fund ishte edhe te Besiktasinë vitin 2011. /Telegrafi/